Gjyqi kundër Arben Ndokës e Pjerin Ndreut, Strazimiri: Më thanë se do të më vrisnin

Në Gjykatën e Lartë nisi gjyqi kundër Arben Ndokës dhe Pjerin Ndreut, dy deputetët socialistë të akuzuar për goditjen e deputetit demokrat Gent Strazimir.

Në seancën e sotme, deputeti Strazimiri, i cili ka deklaruar përpara trupit gjykues se deputetët socialistë e kanë goditur dhe i kanë thënë se do ta vrisnin. Por avokatët e deputetëve Arben Ndoka e Pjerin Ndreu kërkuan shpalljen e procesit si të paligjshëm, me argumentimin se padia ndaj tyre nuk është bërë nga i dëmtuari, Strazimiri. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga trupi gjykues. Prokuroria e nisi hetimin ndaj deputetëve Arben Ndoka e Pjerin Ndreu në bazë të një kallëzimi të bërë nga Partia Demokratike me 14 korrik të vitit të kaluar. Deputeti Strazimiri u godit më 10 korrik nga dy deputetët socialistë, siç është vërtetuar edhe nga pamjet filmike të kamerave të korridorit të parlametit.

Advertisement