Gjykata e lë në burg, Anjeza: Babi jam mirë, i ati: Bravo, ji e fortë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për Anjeza Shabanin e cila ka dhunuar një të mitur në kopshtin të cilin ajo menaxhonte.
Gjyqtarja Fatime Deçolli vendosi këtë masë, për dy akuzat, atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Dhunës ndaj të miturve” ndërkohë që ende nuk është shprehur sa i takon akuzës tjetër të “Aktivitetit të paligjshëm”.
Anjeza Shabani ndonëse ka kërkuar masën “Arrest shtëpie” pasi ka një fëmijë të mitur për të rritur, këtë nuk e ka marrë parasysh gjyqtarja.
Ajo është larguar nga kafazi i hekurt duke qarë për të shkuar në qelitë e paraburgimit, por kur është futur në sallën e gjyqit ajo ka shkëmbyer disa fjalë me babain e saj, ku i ka thënë se, “Jam shumë mirë”.
Por përgjigjia e babait të saj ka qenë ajo që ka shokuar akoma më shumë të gjithë opinionin, kur i ka thënë se, “Bravo, qëndro e fortë”.
Advertisement