Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për deputetin Armando Prenga, i cili akuzohet për “Plagosje me dashje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Pas vendimit të marrë dje nga Kuvendi i Shqipërisë për t’i hapur rrugë hetimit të deputetit Prenga, Gjykata e Lartë shqyrtoi sot kërkesën e Prokurorisë lidhur me masën e sigurisë ndaj deputetit të qarkut të Lezhës. Sipas shortit të hedhur një ditë më parë, trupa gjyqësore përbëhej nga kryetarja, Mirela Fana dhe anëtarët, Artan Boci, Artan Zeneli, Edmon Islamaj dhe Tom Ndreca.
Gjatë senacës, avokati i deputetit Prenga kërkoi 30 minuta pushim për t’u njohur me provat e paraqitura nga akuza, të cilat sipas prokurorisë, faktojnë përfshirjen e deputetit Prenga në konfliktin e ndodhur pak ditë më parë në komisariatin e Kurbinit, ku mbetën të plagosur shtatë presona. Kjo kërkesë u pranua nga Gjykata dhe më pas me rifillimin e senacës gjyqësore, rinisën debatet mes akuzës dhe mbrojtjes. Sipas prokurorit, Altin Binaj, deputeti Armando Prenga duhet të gjykohet në masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ai me pozicionin që mbulon mund të influencoi provat ndaj tij. Gjithashtu, akuzat e ngritura ndaj tij përbëjnë shkelje të Kodit Penal dhe të atyre neneve, të cilat përbajnë rrezikshmëri për jetën e tjetrit, çka do të thotë se sipas ligjit, Prenga duhet të qendrojë në qeli gjatë kohës së gjykimit, deri kur Gjykata të vendosi për fatin e çështjes.