Gjykata e Krujës dha sot paradite masën e sigurisë për autorët e dyshuar të vrasjes së Thumanës ku mbetën të vrarë 3 pjesëtarë të familjes Ceku.
Vëllezërit Daniel dhe Besnik Kora dhe babai i tyre Gurali Kora do të qëndrojnë në burg pa afat.
Në burg do të qëndrojë edhe Shpëtim Nikolli, i akuzuar për fshehjen e autorëve të krimit.
Mbetet në kërkim djali tjetër i familjes, Pëllumb Kora, megjiththëse vëllezërit e tij kanë marrë përsipër krimin.
Policia ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë, që dyshohet se kanë strehuar vëllezërit Kora dhe babain e tyre.