Gjykata e Apelit lë në burg Spiro Kserën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin Spiro Ksera, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Ksera është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë. Avokati i tij mbrojtës Genc Gjokutaj e ka quajtur vendimin e shkallës së parë për ‘arrest me burg’ në shkelje të ligjit.

Advertisement

Sipas Gjokutajt, gjykata nuk ka arsyetuar vendimin. “Në mbi një vit hetim Ksera nuk është thirrur asnjëherë në pozitën e ish- ministrit. Por edhe në momentin e ndalimit, prokurori kishte detyrim ta pyeste në cilësinë e të ndaluarit”, është shprehur avokati mbrojtës. Ai ka kërkuar që vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës të shpallet i pavlefshëm.

Vetë ish-ministri u shpreh se nuk është person i rrezikshëm, ndërsa e quan të pavlefshëm hetimin. “Ministria ka bërë vetëm lidhjen e kontratës”, ka shtuar ai, ndërsa thekson se çështja ka qënë e monitoruar.