Gjumë i mirë? Mundesh!

Ndonjëherë më e keqa është se përpos këtyre faktorëve shkojmë në shtëpi për t'u shplodhur por nuk arrijmë të bëjmë gjumë të mirë, ndaj kemi menduar t’ju japim disa këshilla se si të bëjmë një gjumë të mirë.

1. Shkoni për t'u shtrirë në shtrat dhe zgjohuni nga gjumi çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë.

Advertisement

2. Mos hani apo pini shumë përpara se të flini.

3. Evitoni nikotinën, kafeinën dhe alkoolin gjatë pasdites.

4. Bëni rregullisht ushtrime fizike.

5. Rregullojeni dhomën tuaj të gjumit tuaj sipas dëshirës, mundësisht të errët, pasi krijon qetësi për në mbrëmjë dhe shumë komoditet. Duhet të rregulloni dhe ndriçimin e temperaturën e dhomës.

6. Flini kryesisht natën (i referohemi këtu të gjithë atyre personave të cilët flenë me orar të zgjatur gjatë ditës dhe natën e kalojnë me 2-3 orë gjumë.

7. Zgjidhni një dyshek dhe një jastëk shumë komod

8. Krijoni një rutinë të përnatshme se si të relaksoni trupin tuaj përpara se të shtriheni, përshembull mund të bëni një dush me ujë të ngrohtë ose mund të qëndroni në vaskë për 20 minuta.

9. Shkoni në shtrat menjëherë kur jeni të lodhur dhe fikni dritat.

10. Përdorni kapsula për gjumë vetëm në rastet kur pagjumësia shndërrohet në një makth për ju.