Gjobitesh edhe kur punon shumë!

Gjithsej 88 gjoba të ndryshme të vendosura, 27 mijë euro për t’u paguar dhe 249 pikë të zbritura nga leja e drejtimit.

Këto janë shifrat e gjobës rekord ndaj një drejtuesi kamioni, të ndaluar nga policia rrugore në qytetin e Pordenones.

Advertisement

Oficerët, duke kontrolluar të dhënat e regjistruara nga të dhënat e tahografit të 28 ditëve të fundit, konstatuan se drejtuesi i mjetit për javë të tëra nuk kishte respektuar kohën e drejtimit dhe pushimit të vendosur nga legjislacioni evropian.

Duke vepruar kështu, ai kishte tejkaluar çdo ditë me shumë kohë maksimale të vozitjes dhe kishte mënjanuar pushimet ditore.

Në rastet më të këqija, shoferi kishte vozitur edhe për 20 orë (maksimumi është 10) dhe kishte pushuar vetëm katër orë (minimumi është nëntë orë) në një ditë të vetme.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka pranuar se ka kryer të gjitha parregullsitë.