Për herë të parë në gati dy vjet, “Golden Globes 2023” do të transmetohet drejtpërdrejt në NBC dhe Peacock.
Në shkurt 2021, një javë përpara transmetimit të 78-të të Golden Globes, Los Angeles Times publikoi një ekspoze që zbuloi se nuk kishte të përfshirë njerëz me ngjyrë në mesin e votuesve prej 87 anëtarësh të HFPA.
Organizata u përball me reagime të shumta nga Hollywoodi, duke përfshirë Tom Cruise, i cili ktheu tre statujat e tij të Golden Globes në shenjë proteste.
NBC më vonë vendosi se nuk do të transmetonte ceremoninë në vitin 2022. Dhe pas këtij vendimi, 102 firma publicitare hollywoodiane lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u zotuar të mos punonin me HFPA derisa ajo të ndërmerrte veprime për barazi.
Më poshtë mund të mësoni gjithçka për edicionin e 80-të të ngjarjes vjetore, përfshirë reformat që po bën HFPA drejt diversitetit dhe përfshirjes.
Kur do të mbahet Golden Globes 2022?
Edicioni i 80-të i ceremonisë vjetore do të zhvillohet të martën (10 janar) në orën 20:00.
Ku mund të shikohet shfaqja?
Shfaqja do të transmetohet drejtpërdrejt në NBC, e cila mund të shihet po ashtu përmes YouTube. Gjithashtu do të transmetohet drejtpërdrejt në shërbimin e transmetimit të NBC, Peacock.
Kush do të jetë prezantues/e në Golden Globes 2023?
Komediani Jerrod Carmichael do të jetë nikoqir i ceremonisë këtë vit. Ylli 35-vjeçar i “The Carmichael Show” do të marrë përsipër ngjarjen më të madhe të kulturës sivjet.
Çfarë po bën ndryshe HFPA këtë vit?
Reformat e HFPA-së, të cilat u detajuan në një njoftim për shtyp, përfshinin shtimin e anëtarëve të ndryshëm në grupin e tyre të votimit: Organizata “pranoi 103 votues të rinj të cilët u rekrutuan nga organizatat ndërkombëtare të industrisë, si dhe nga kontaktet aktive në festivale të huaja të njohura të filmit dhe gazetari. Votuesit e rinj përbëhen nga 22.3% latinë, 13.6% njerëz me ngjyrë, 11.7% aziatikë, 10.7% të Lindjes së Mesme dhe 41.7% të tjerë me 58.3% që vetë-identifikohen si të ndryshëm etnikisht”.
HFPA miratoi gjithashtu politika të reja për të adresuar konfliktet etike, duke përfshirë një proces të ri raportimi të ankesave, një ndalim universal të dhuratave dhe trajnim të detyrueshëm të DEI për anëtarët.
Kush do të nominohet këtë vit?
Të nominuarit u shpallën në dhjetor nga aktorja Selenis Leyva, e cila zëvendësoi George Lopez pasi ai rezultoi pozitiv me COVID, dhe vajza e Lopez, Mayan Lopez.
Në kategoritë e filmave, gara për performancën më të mirë nga një aktore në një film dramë është e ngushtë midis Cate Blanchett për “Tar” dhe Michelle Williams për “The Fabelmans”. Nga ana e aktorëve të dramës, Austin Butler i “Elvis” dhe Brendan Fraser i “The Whale” janë në garë.
Dhe në kategoritë muzikore ose komedi, nominimet përfshinin: Michelle Yeoh për “Everywhere Everywhere All at Once” dhe Daniel Craig për “Glass Onion: A Knives Out Mystery”.
Kush do të marrë një çmim special?
Fituesi që ka fituar pesë herë çmime Golden Globe dhe që ka qenë 16 herë i nominuar, Ryan Murphy, do të nderohet me çmimin “Carol Burnett” për punën e tij si shkrimtar, regjisor, producent dhe vizionar krijues në televizion.
Evan Peters mori një nominim për Globe këtë vit për punën e tij në “Dahmer – Monster: The Jeffrey Dahmer Story” të prodhuar nga Murphy.
Eddie Murphy do të shpërblehet me çmimin “Cecil B. DeMille” për kontributin e jashtëzakonshëm në industrinë e filmit.
Kush janë yjet që do të ndajnë çmime këtë vit?
Disa nga yjet që do të ndajnë çmime sivjet janë: Cole Hauser, Harvey Guillen, Henry Golding, Hilary Swank, Glen Poëell, Jenna Ortega, Jennifer Coolidge, Jennifer Hudson, Claire Dane, Letitia Wright, Regina Hall dhe Salma Hayek.