Gjithçka për fëmijët!

Wednesday, December 17, 2025

Këtë raport aktorja e analizon dhe në filmin e saj më të fundit “Mr. Beaver”. Filmi tregon historinë e një gruaje që lë bashkëshortin e saj, i cili vuan nga depresioni, kur kjo sëmundje bëhet një rrezik për të dy fëmijët e tyre. “Do t’a bëja dhe unë për fëmijët e mi Charlie-n dhe Kit. Do të bëja gjithçka për t'i mbrojtur ata dhe pse askush nuk mund t’i shpëtojë fatit të tij”,- ka thënë Foster. Dhe për t’u kthyer tek filmi MR. BEAVER, ylli i Hollywood-it ka treguar guxim të madh duke zgjedhur Mel Gibson si prtotagonistin mashkull. Aktori ka kohë që është përjashtuar nga filmat për shkak të problemeve të tij me alkoolin dhe të drejtësinë. “Kisha frikë se mos nuk do më lejohej t'a prezantoja filmin nëpër kinema, por nuk hoqa dorë. Unë besoj në talentin e Mel, i cili këtu zbulon një anë të dhimbshme. Mbi të gjitha besoj në miqësi”,- ka thënë ajo. Foster gjatë intervistës ka treguar diçka edhe për origjinën e familjes së saj: “Nuk e kam njohur kurrë babain tim, por më thonë se kam trashëguar prej tij dhuntinë e fjalës. Nga nëna kam marrë pasionin për artin, forcën dhe vendosmërinë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -