Gjirokastër | Tahiri: “Lazarati nuk është vetëm çështje policore”

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi nga Gjirokastra se Lazarati nuk është vetëm çështje policore. “Ne e njohim problemin, por kërkojmë që për fenomenin të ndërgjegjësohet vetë komuniteti që jeton atje”, deklaroi ministri Tahiri gjatë takimit me Shtabin e Emergjencave Civile në Prefekturën e qarkut të Gjirokastrës. Tahiri solli në vemendje edhe ankesat nga ana e qytetarëve për vendosjen e gjobave ndaj automjeteve, për vendosjen e të cilave ai tha se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin për të shmangur korrupsionin. “Jam totalisht indiferent ndaj këtyre akuzave për gjobat që vijnë nga persona që e konsiderojnë veten të paprekshëm”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Advertisement