Bëhet e ditur se në momentin që policët iu kanë bërë thirrje për të ndaluar, këta dy persona duke përfituar nga errësira dhe terreni shumë i vështirë, e lanë mushkën, së bashku me ngarkesën dhe u larguan me shpejtësi. Nga ana e policisë është bërë ndjekja dhe arrestimi i dy personave në fjalë identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Grupi hetimor konstatoi se në kafshën e dorës mushkë ishin të ngarkuara dy çanta shpine të mëdha të mbushura me pako ku brenda tyre kishte lëndë narkotike marijuanë, gjithsej rreth 50 kilogramë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Advertisement