Gjirokastër – Pikat kufitare me Greqinë të bllokuara për 48 orë

Shkak për këtë është bërë greva e punonjësve të doganës greke, të cilët nisin protestën e tyre gjatë ditës së sotme dhe do ta përfundojnë të premten. Kështu, pikat kufitare si ajo e Kakavijës, Tre Urat dhe Çarshova do të jenë të bllokuara, duke filluar nga ora 23:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 23:00 të së premtes. “Të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjet për në shtetin grek në këto data të marrin masa për të anuluar dhe mos lëvizur në drejtim të këtyre pikave, për të mos krijuar konfuzion dhe radhë në këto pika”, thuhet në njoftimin përkatës të policisë.

Advertisement