Lajmi i konfirmuar nga burimet policore të Gjirokastrës konfirmon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe ajo është shkaktuar nga përplasja e dy makinave me njëra-tjetrën. Pasagjerët raportohet se kanë qenë 3 femra dhe 2 meshkuj, të cilët udhëtonin me mjetin tip Mitsubishi, me targa GJ 1410 B. Ky automjet është përplasur me një Benz me targa të Gjirokastrës 9473 A, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vërteta që e kanë shkaktuar atë. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat e aksidentit për të zbuluar shkaqet e vërteta të tij.