Aksidenti mësohet se ka ndodhur reth orës 10.00 të paradites së të mërkurës. Përplasja duhet të ketë qenë e fuqishme pasi të dy automjetet, pas përplasjes, kanë dalë nga ura që të con në Libohovë dhe kanë përfunduar në ujë. Kamioni i përfshrië në aksident është me targa Gj 9017 A. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë automobilistik.