Gjirokastër | Ngjarja në autobuzin Athinë-Tiranë, 10 mijë euro për identifikimin e autorëve

Policia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë Gjirokastrës, ofrojnë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për ç’do informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e personave të cilët qëlluan me armë zjarri autobuzin e linjës ndërkombëtare Athinë – Tiranë. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, pranë vendit të quajtur Mogila, persona ende të panjohur qëlluan me armë zjarri në drejtim të autobuzit, duke shpallur panik tek pasagjerët që udhëtonin me këtë linjë. Nga të shtënat e armës u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spitalin e Fierit 23 vjeçari Laurent Tabaku, ndërsa u plagos 19 vjeçarja, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Duke siguruar ruajtjen e anonimatit për ç’do informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit, Policia e qarkut të Gjirokastrës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Advertisement