I ndaluari i parë është Mihallaq Çapullari, 59-vjeç, lindur dhe banues në Përmet, i cili akuzohet për lejimin e prerjes së sipërfaqeve të mëdha pyjore rreth 2000 hektarë në komunën e Çarshovës nga personat me inicialet V.Ç, dhe Z.Ç, të cilët pretendonin se i kishin pronat e tyre. Kështu, ata kanë bërë prerjen e lëndës drusore duke e përpunuar dhe kthyer në qymyr druri dhe më pas e kanë eksportuar për në shtetin grek. Ndërsa i ndaluari i dytë, Përparim Toro, 55-vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër akuzohet se u ka dhënë personave të lartpërmendur çertifikatën e pronësisë për një sipërfaqe prej 2300 hektarësh, nga të cilat 1400 hektarë u janë dhënë me vendim gjykate, ndërsa pjesa tjetër u është dhënë me dokumente të falsifikuara. Kjo vepër penale është zbardhur pas një hetimi 6-mujor të bërë nga ana e prokurorisë së Gjirokastrës në bazë të denoncimit të bërë nga ana e komunës Çarshovë. Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Advertisement