Gjirokastër | Meta: Gjykata Administrative ishte e vonuar

alt

Duke shfrytëzuar këtë ditë, në përgjigje të interesimit të medias së pranishme në Parkun e Antigonesë, Meta vlerësoi se konsensusi politik për ngritjen e Gjykatës Administrative duhet përshëndetur për t’i shërbyer interesave të biznesit. Meta u shpreh gjithashtu se zhvillimet politike kërkojnë më shumë dashuri, edhe nëse kjo do të jetë e vështirë të paktën dialogu nuk është i pamundur. “Është mirë që Shqipëria ta hedhë atë hap që duhet ta kishte hedhur prej 2-3 vitesh, hapin e marrjes së statusit të vendit kandidat, sepse i vetmi problem ka qenë mungesa e dialogut politik dhe disa reformave që kanë në bazë këtë dialog, pasi në kriteret e tjera Shqipëria i ka plotësuar mendoj të gjitha ato kërkesa që janë vendosur nga ana e Komisionit Europian”, tha Meta. Ndërsa, nënkryetari i Parlamentit, Vangjel Tavo, siguroi nga ana e tij se “LSI tashmë e ka të qartë politikën e vet integruese dhe kjo forcë politike do të kontribuojë që Shqipëria të eci përpara në rrugën europiane”.

Advertisement