Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mashkullorë, ndërsa makina me targa TR 3076 T, ku udhëtonin dy viktimat, është përplasur me një mur. E ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pista e parë është ajo e shpejtësisë së madhe, me të cilën ishte duke ecur makina.