Gjirokastër | LSI do të kërkojë zgjedhje të parakohshme lokale

alt

Kështu është shprehur deputeti Vangjel Tavo në një konferencë për shtyp ndërsa ka shtuar se kryetari aktual i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime është në një proces gjyqësor për shpifje gjatë fushatës dhe për këtë arsye nuk mund të kryejë funksionin e kryetarit. Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 Majit, Tavo theksoi se LSI-ja i ka fituar moralisht zgjedhjet dhe se ajo është e gatshme të përballojë çdo sfidë elektorale. “Ka pasur rritje të elektoratit të LSI-së në Gjirokastër. Në 2007-ën LSI-ja kishte 6 këshilltarë në këtë rreth ndërsa sot ajo ka 16 këshilltarë në rrethin e Gjyrokatrës” theksoi Tavo ndërsa shtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e madhe në këtë rreth.

Advertisement