Gjirokastër – Dade dhe Shapllo takohen me tregëtarë, paraplegjikët dhe gratë e qytetit

Në takimin me këto të fundit, gratë e tubuara që në fillim kanë shprehur qartë dhe hapur mbështetjen ndaj PS-së dhe kandidateve femra të PS-së që konkurrojnë në qarkun e Gjirokastrës. “Ne duhet të ndryshojmë Shqipërinë dhe kjo arrihet po të jemi bashkë”, është shprehur kandidatja për deputete Elvira Shapllo. Ndërsa kryesuesja e qarkut të Gjirokastrës, Arta Dade, ka falënderuar gratë për mbështetjen e treguar dhe ka kërkuar angazhim më të madh të tyre në politikë pasi kjo është edhe deviza e PS-së, që të legjitimojë pjesëmarrjen e gruas në forume partiake në përqindje të barabartë me burrat. “Kjo, është shprehur Dade, është bërë realitet pasi në mjaft qarqe listat e kandidatëve për deputetë i kryesojnë gratë”. Më pas, ajo është ndalur në problematikat me të cilat ndeshet gruaja shqiptare gjatë ditëve të sotme dhe për këtë ajo ka kërkuar angazhimin e tyre në jetën e përditshme për të ndryshuar siç tha ajo këtë realitet.

Advertisement