Gjirokastër – Arrestohen dy persona për shantazh ndaj një pedagogeje

Saturday, December 6, 2025

Lajmi konfirmohet nga burime policore të Gjirokastrës sipas të cilave arrestimi i dy personave është bërë nën kuadrin e operacionit të koduar “Inteligjenca”. Dy personat që kryenin funksione publike në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kërkuar një shumë prej 4000 eurosh, pedagoges me inicialet A.SH. në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës në këmbim të faktit që të mos bënin publik një material filmik kompromentues që kishin ndaj saj, ose të mos e procedonin atë. Të ndaluarit, 29-vjeçari Adriatik Çalaj dhe 31-vjeçari Laert Braho, që të dy lindur dhe banues në Gjirokastër, kanë arritur t’ia marrin këto lekë, por në momentin që ato i janë dorëzuar Brahos, ai menjëherë është arrestuar në flagrancë nga Policia dhe shuma e lekëve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu në momentin e kapjes, Adriatik Çalajt iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një disketë me materiale me të cilat i bënin shantazh pedagoges së lartpërmendur. Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -