Gjesti akuzon Rozana Radin: “Je kapur për flokësh me femra për të dashur”.

Një debat i fortë ka shpërthyer mes Rozana Radit dhe Gjesti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Dyshja, tashmë të pozicionuar si rivalë, nuk kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Gjesti i është drejtuar Rozanës duke i thënë se do të nxjerrë informacione nga jashtë, duke aluduar për një situatë nga e kaluara e saj. Ai pretendoi se në një format tjetër televiziv, Rozana është përfshirë në përleshje fizike me gra të tjera për shkak të një të dashuri.

Advertisement

A do informacione nga jashtë? Ti je kapur për flokësh me femra për të dashur. Të gjithë e kanë parë,” u shpreh ai, duke e sfiduar publikisht.

Rozana, e habitur nga këto akuza, kërkoi sqarime duke pyetur vazhdimisht: “Cili format?”. Megjithatë, Gjesti vijoi sulmet, duke e kritikuar për qëndrimin e saj ndaj grave në shtëpi.

Çka ke bërë e di e gjithë bota, dhe ti vjen këtu e jep shembull për femrat? Edhe flet për Eglin, e gjykon Eglin. Ti nuk ke dhënë shembull të mirë,” shtoi ai, duke e akuzuar për hipokrizi.

Ky debat tensionoi sërish marrëdhënien mes tyre, duke e përshkallëzuar edhe më tej rivalitetin e tyre në shtëpinë e BBVA.