Gjermani | Vestervelle dënon dhunën në Siri

alt

“Për shkak të dhunës dhe përdorimit të armëve të rënda, në veri të vendit kërcënon një krizë humanitare” tha Vestervelle në Berlin. Ai kërkoi nga qeveria në Damask që të ndalojë sulmet kundër kundërshtarëve të regjimit dhe që t`u mundësojë ekipeve të ndihmës hyrjen në zonat e prekura. Ministri theksoi se gjendja e rrezikshme në Siri e bën më urgjent një reagim të qartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas tij rezoluta e paraqitur edhe nga Gjermania duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë pas rrethimit disaditor, trupat qeveritare siriane hynë në qytetin Xhisr al-Shugur, ndërsa sipas të dhënave zyrtare nga Ankaraja kufirin e kanë kaluar ndërkohë rreth 5.000 refugjatë.

Advertisement