Një avion u rrëzua dje, në Kirchdorf, në jug të Gjermanisë duke shkaktuar kështu vdekjen e tre personave, bënë të ditur sot burime nga policia gjermane. “Shkaku i aksidentit për momentin është i panjohur si dhe identiteti i personave të vdekur”, theksuan burimet zyrtare vendase. “Avioni u rrëzua në një pyll”, shtuan burimet zyrtare gjermane.