Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Transporteve autoritetet e aviacionit kanë marrë instruksione që të mos lejojnë hyrjen e asnjë avioni që vjen direkt apo indirekt nga Jemeni. Pas gjetjes së pakove bombë në ngarkesat që vinin nga Jemeni, janë forcuar masat e sigurisë në shumë vende të botës. Po ashtu edhe autoritetet e Jemenit kanë dekretuar masa të jashtëzakonshme ndaj të gjitha ngarkesave dhe mallrave që lënë vendin dhe kanë vendosur për krijimin e një rrjeti special për mbrojtjen e aeroporteve.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


