Gjermani – Merkel vizitë surprizë në Afganistan

Qeveria e Berlinit lajmëroi se Merkel, Ministri i Mbrojtjes dhe disa prej krerëve më të lartë ushtarakë do të jenë që prej mëngjesit të sotëm në Kunduz, ku Gjermania ka një bazë. Asnjë e dhënë e mëtejshme nuk është konfirmuar. Gjermania ka aktualisht 4700 trupa që shërbejnë në misionin shumëkombësh për siguri. Megjithatë, fuqia më e madhe ekonomike në Europë ka bërë publike planet për të tërhequr të gjitha forcat deri në fundin e 2011-s.

Advertisement