Në orën 09.39 minuta kanceralja Merkel i uroi mirëseardhjen presidentit shqiptar Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha. Merkel dhe Sarkozy përshëndetën të gjithë liderët pjesëmarrës, ndërsa realizuan edhe foton e grupit mbi urë. Tani 28 pjesëtarët e NATO-s kanë kaluar në territorin francez, ku është parashikuar mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut në 60-vjetorin e tij, që është edhe takim historik për Shqipërinë, anëtaren më të re të Aleancës bashkë me Kroacinë. Në orën 09.45 prites të nisë mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut. Rreth orës 10.00 do zhvillohet sesioni i hapjes së NAC-ut në nivel të kryetarëve të shteteve ose qeverive në Pallatin e Muzikës dhe të Kongreseve në Strasburg. Ndërkohë ora 15.00 do të shënojë kohën që Kryeministri Sali Berisha do të mbajë konferencën për shtyp.