Gjermani | Më 18 mars zgjidhet presidenti i ri

alt

Asambleja e 15-të federale, e përbërë nga deputetë të Bundestagut (dhoma e ulët e Parlamentit) dhe të deleguar të botës politike dhe shoqërisë civile zgjedhur nga parlamentet rajonale, do të zhvillohet më 18 mars në ndërtesën Reichstag në Berlin, njoftoi presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, në një komunikatë. Pas dorëheqjes për shkak të skandaleve të dy presidentëve të fundit të Republikës dalë nga kampi konservator, kancelarja Angela Merkel i bëri thirrje kandidatit të opozitës, Joachim Gauck. Gauck, 72 vjeç, një autoritet moral në vend, gëzon mbështetjen e të gjitha partive, Unionit Kristian Demokrat, Partisë Liberale, Social-Demokrate dhe të Gjelbërve. Gauck, të cilin Merkel e ka cilësuar si ”profesorin e demokracisë”, gëzon një popullaritet të lartë në Gjermani. Ai ishte kandidat i SPD-së dhe të Gjelbërve në muajin qershor 2010 kundër Christian Vulff.

Advertisement