Duket se 4 mijë pilotët janë pajtuar me propozimin e drejtuesve të kompanisë për t’i vazhduar bisedimet, teksa këta të fundit i kanë kërcënuara ata me padi në gjykatë. Në deklaratën e përbashkët është thënë se bisedimet do të vazhdojnë “menjëherë dhe pa kushte”. Kështu, greva e afro 4 mijë pilotëve është pezulluar, ndërsa sindikata e pilotëve tha se nuk do të ketë aksione të mëtejshme deri më 9 mars.