Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane, sipas të cilave dita e mbylljes së borxhit përkon me atë të 20 vjetorit të Riunifikimit. 92 vjet pas dorëzimit të Gjermanisë, qeveria do të paguajë ratën e fundit mbi interesat dhe kapitalin e lidhur me detyrimet e jashtme në vitet 1924 dhe 1930.


