Gjermani – Kundershton fondin 250 milione euro per projektin NABUCCO

Gjermania dhe disa vende të tjera nuk e miratuan fondin prej 250 milionë eurosh që Komisioni i Bashkimit Evropian kishte akorduar për projektin NABUCCO. Fondi që nevojitet për Projektin NABUCCO, për fillimin e ndërtimit të së cilit priten marrëveshjet ndërqeveritare dhe ato të vendeve nga ku do të kalojë, në total kap shifrën e 8 miliardë dollarëve. Bashkimi Evropian me një buxhet të përbashkët prej 5 miliardë eurosh, kishte ndarë një shumë prej 250 milionë eurosh për Projektin NABUCCO. Më pas kjo shifër u reduktua në 200 milionë euro dhe me kundërshtimin e Gjermanisë u hoq dorë plotësisht nga mbështetja e projektit në fjalë.
Advertisement