Në stërvitjen që do të zhvillohet në një bazë ushtarake pranë kryeqytetit Tibilisi dhe do të zgjasë më shumë se tri javë, do të marrin pjesë mbi 1 mijë ushtarë nga 18 vënde. Ky aktivitet shihet si provokim nga ana e Rusisë, që ka refuzuar të dërgojë vëzhgues, pasi po zhvillohet në zonat ku gjatë luftës së shkurtër të gushtit me Gjeorgjinë, ishin vendosur trupat ruse.