Gisele Bundchen i dha lamtumirën pasarelave vetëm pak kohë më parë dhe pa humbur kohë ka nisur punën për projektet e saj personale.
Supermodelja 34-vjeçare ka publikuar klipin prenzantues të linjës së saj të veshjeve të brendshme “Gisele Bundchen Intimates”.
Ajo që bie në sy është se përveç modeleve të realizuara prej saj, ylli brazilian ka zgjedhur të jetë vetë imazhi i këtyre veshjeve, duke realizuar kështu gjithçka vetë.
Në videon e kësaj linje, ish-engjëlli i “Victoria’s Secret” shfaqet tepër tërheqëse dhe sensuale.