Gisele Bundchen vazhdon të jetë mbretëresha e paradave të modës. Braziliania qëndron në krye të listës MODELET MË TË PASURA, përpiluar nga Forbes. Sipas kësaj të fundit modelja 12 muajt e fundit (2013-2014) ka fituar 47 milion dollarë, shifër kjo shumë e largët nga ajo e rivaleve të saj Doutzen Kroes (8 milion $), Adriana Lima (8 milion $), Kate Moss (7 milion $) dhe Kate Upton (7 milion $). Bundchen gjithashtu mund të festojë edhe për faktin se ka fituar më tepër para se bashkëshorti i saj Tom Brady. Ylli i New England Patriot ka fituar 38.3 milion $ në paga dhe mbështetje, sipas listës më të fundit të Forbes për Sportistët MË TË PASUR ku Brady renditej në vendin e 11-të.