Super modelja Gisele Bundchen, e cila tashmë është tërhequr nga karriera e saj në pasarela, ka vendosur të zhvishet plotësisht për 40 vjetorin e revistës Vogue në Brazil.
Bundchen në fotografinë e shkrepur nga Inez van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin, shfaqet tërësisht nudo, në bardh e zi, teksa qëndron mbi një podium.
Më herët gjatë këtij muaji Bundchen sfiloi për herë të fundit në pasarelën e Colcci në Javën e Modës në Sao Paulo, Brazil.