As më pak e as më shumë, por 700 dollarë do të kushtojë libri i supermodeles brazilaine, Gisele Bundchen. Engjelli i “Victoria Secret” do të publikojë një libër i cili do të përmbajë 300 foto saj në dy dekada të ndryshme që kur ajo u bë pjesë e industrisë së modës.
Shtëpia botuese gjermane “Taschen” do ta botojë këtë libër në nëntor, ku përkon dhe 20 vjetori i karrierës së modeles në fjalë. Libri do të botohet në sasi të limituara. Tabloidi “Daily Mail” bën me dije se si fillim do të dalin në treg vetëm 1000 kopje të cilat do të mbajnë autografin e Bundchen.
Për kopertinën dhe dizenjimin e librit vetë Gisele i ka marrë “frenat” në dorë, duke kërkuar dhe bashkëpunimin e drejtorit artistik Giovani Bianco.
Kujtojmë se Gisele për të nëntin vit radhazi është shpallur nga “Forbes” si më e paguara në botën e modelingut.