Gigi trembet nga reputacioni i keq i Zayn

Janë çifti më i ri në Hollywood dhe ditët e fundit kanë qenë në vëmendje të vazhdueshme të mediave rozë.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid e deklaruan publikisht lidhjen e tyre muajin e shkuar, por sipas britanikes “Mirror”, modelja 20-vjeçare nuk është shumë e bindur për këtë marrëdhënie.

Advertisement

Shkak është imazhi prej “djali të keq” i ish-vokalistit të grupit One Direction.

Një burim i tha gazetës se Zayn është shumë i dhënë pas Gigi-t, ndërsa kjo e fundit, për shkak të reputacionit të Zayn po tregohet më e kujdeshme.

22-vjeçari u etiketua “zemërthyes”, kur u nda nga e fejuara e Perrie Edwards, në fillim të këtij viti. Kohët e fundit, ai ishte përfolur për lidhje me disa femra, por Gigi është e para me të cilën ai u shfaq publikisht.