Supermodelja Gigi Hadid nuk ka zhgënjyer me format perfekte trupore, ndërsa ka pozuar për kopertinën e revistës ”Vogue”. 20-vjeçarja është shfaqur tërësisht nudo në numrin e ri të revistës franceze, vetëm me një palë këpucë dhe disa bizhuteri ari.
Ajo postoi foton në llogarinë e saj në Instagram, duke bërë shaka me 12.9 milion ndjekësit e saj, për faktin që nuk mbante veshur asgjë.
“Ky është versioni në të cilin unë kam veshur vetëm Chanel N°5”, – shkruajti modelja duke iu referuar parfumit të famshëm të firmës Chanel.
“Çfarë ëndrre dhe nderi të jem në kopertën e revistës Vogue në Francë”, përfundoi ajo.
Supermodelja është prej disa muajsh në lidhje më këngëtarin Zayn Malik, dhe çifti është shprehur se ata ndihen shumë të lumtur në shoqërinë e njëri – tjetrit.