Gigi Hadid-Zayn Malik drejt ndarjes?!

Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë vetëm pak muaj që dalin me njëri-tjetrin, por duket se problemet e para mes çiftit sapo kanë nisur.

I dashuri i Gigi Hadid ka vendosur disa rregulla strikte të cilave ajo duhet t’u bindet patjetër kur janë larg njëri-tjetrit.

Advertisement

“Ai i ka kërkuar Gigi Hadid se duhet të kthehet në mesnatë në hotelin e saj kur janë larg”, ka thënë një burim për revistën “OK!”

Sipas burimit kjo sjellje e keqe e Zayn tregon pasigurinë që ai ka për dashurinë e Gigi. “Zayn nuk ka aspak besim tek Gigi Hadid, por kurrë nuk do e shprehë atë”, shton burimi.