Ice, ice, Bey-bey! Blue Ivy, vajza e Jay Z dhe Beyonce, ka mbushur 3 vjec më 7 Janar.

Festa që mami dhe babi bënë me këtë rast kishte si temë dëborën. Sipas fotografisë që Beyonce ka ndarë me fansat e saj në Instagram, përfshiheshin në festë një skulpturë akulli në formën e flokut të dëborës dhe një tullumbac gjigand me numrin tre. Në skulpturë shkruhet “Happy Birthday Blue”. Më pas Us Magazine kishte zbuluar se vogëlushja është fanse e filmit “Frozen”.

Advertisement