Dy personazhe të njohur të botës së showbiz-it, reperi kosovar Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca, ndoshta çifti më i përfolur i momentit në mediat rozë, më në fund janë “kapur mat” në Prishtinë.
Lajmi është bërë publik përmes një videoje të transmetuar nga programi “Prive”, i cili duket se këtë herë nuk ka gabuar.
Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga ana e të dyve, në video shfaqet Geti me një makinë duke pritur dikë dhe pak minuta më pas duket Marina Vjollca, e cila pasi takohet me reperin, niset me të në një makinë të bardhë.
Sipas “Prive”, përveç shenjave të shfaqura herë pas here (tatuazhi i Getit, çantat e ngjashme etj.), kjo video konfirmon dukshëm lidhjen e çiftit.