George dhe Julia së bashku në “Money Monster”

Friday, December 5, 2025

George Clooney dhe Julia Roberts do të jenë krah njëri tjetrit në filmin “Money Monster”.
Me regji të Jodie Foster, ky thriller politik duket tejet intrigues.
Në trailer-in e porsa publikuar shohim aktorin Clooney në rolin e moderatorit Lee Gates (ose sic e quajnë ndryshe “Magjistari i Wall Street”).
Ai merret peng nga një person i armatosur, aktori Jack O’Connell, i cili me sa duket kërkon disa përgjigje.
Roberts është producentja e emisionit dhe njëkohësisht kthehet në heroinën e filmit, Patty Fenn.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -