George Clooney zbulon problemin shëndetësor që i paralizoi gjysmën e fytyrës!

George Clooney bëri një udhëtim të shkurtër pas në kohë gjatë intervistës së tij me Jimmy Kimmel.

Duke kujtuar vitet e tij të rinisë, aktori i njohur foli për problemin me të cilin është përballur me shëndetin, kur papritur gjysma e fytyrës i është paralizuar.

Advertisement

Ylli 61-vjeçar ishte i ftuar në emisionin e Kimmel, konkretisht në spektaklin e përvjetorit për 20 vite që nga fillimi i tij dhe kontribuesit ishin kujdesur të gjenin foto të fëmijërisë të të ftuarve të prezantuesit së njohur.

Megjithatë, një nga imazhet e shfaqura kishte një kuptim të veçantë për Clooney, pasi shënonte kohën kur ai ishte diagnostikuar me paralizë Bell .

Fotoja e viteve 70 tregon aktorin me flokë kaçurrel, një këmishë shumëngjyrëshe dhe një buzëqeshje të çuditshme.

Clooney shpjegoi se ajo ka qenë periudha kur vuante nga paraliza e Bell-it, si pasojë e së cilës i janë prekur muskujt e njërës anë të fytyrës.

“Dua të theksoj diçka këtu. Ju do të qeshni, jam i sigurt, në këtë foto kam paralizën e Bell-it, po aty gjysma e fytyrës sime është e paralizuar. Nëse e shikoni, do të shihni se është një person shumë i ndryshëm nga njëra anë”, nënvizoi George Clooney.

Madje aktori hollivudian u ngrit nga vendi, mbuloi gjysmën e fotos me dorë dhe tregoi se sa ndryshe dukej gjysma e fytyrës së tij nga tjetra.