George Clooney prangos veten me David Letterman: “Nuk ke për të shkuar gjëkundi”

George Clooney nuk ndihet gati për ti thënë “mirupafshim” moderatorit David Letterman.
Aktori, i pranishëm për herë të fundit në emisionin e Letterman, ka marrë prangat me vete dhe para se moderatori të niste me pyetjet e tij, Clooney e ka prangosur.
“Nuk ke për të shkuar gjëkundi, David Letterman,” ka thënë aktori 54 vjecar teksa celësat e prangave i ka hedhur tej.
Duke bërë shaka Letterman ka pyetur: “George, mos të kanë mbetur që nga ditët e beqarisë këto?”
Intervista e fundit e Clooney në “Late Show” u bë serioze kur aktori nisi të vlerësojë moderatorin.
“Ke një domethënie shumë të madhe për ne. Na ke ndihmuar me të qeshura që të kalonim castet më të vështira kur nuk kemi ditur cfarë të bëjmë, si psh 11 Shtatorin”, ka thënë Clooney.
Më pas të dy kanë bërë edhe një selfie.

Advertisement