George Clooney ka thënë për Sky News se nuk dëshiron të kandidojë për ndonjë post politik, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar kohët e fundit.
Aktori ka mbështetur kandidaten për presidente Hillary Clinton ndërsa martesa me avokaten e të drejtave njerëzore, Amal Alamuddin, vetëm sa i ka shtuar më tepër thashemet lidhur me këtë.
Duke folur në premierën e filmit të tij më të ri, “Tomorrowland”, George ka thënë se preferon që të jetë një vëzhgues i vëmëndshëm.
“Sa herë gazetarët më pyesin unë u them që nuk kam ndër mend të merrem me politikë por sërish ata shkruajnë se kjo gjë do të ndodhë”, ka thënë Clooney për Sky News.
George Clooney nuk do të merret me politikë
Friday, December 5, 2025
SourceSky News
- Advertisment -


