Muajt që kemi lënë pas kanë qenë padyshim shumë të suksesshëm për këngëtaren Genta Ismajli. Por ajo shpesh herë ka qenë në qëndër të vëmëndjes edhe për disa pretendime të ngritura nga fansat se mund të ketë bërë operacione plastike.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë për blitz.al, këngëtarja ka dhënë një koment lidhur me atë që thonë fansat se “Gentën e donin më shumë kur dukej më natyrale”, duke thënë se “Mendoj se jam natyrale dhe se njeriu me kohën ndryshon edhe në pamje.”
Ndërkohë ajo është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj me Etnon, me këngën “Shake it”, që shënoi jo vetëm një rekord klikimesh në internet, që tashmë është një tregues i qartë për suksesin e një kënge, por po ashtu u dëgjua dhe vazhdon të luhet dhe dëgjohet kudo.