Ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e re, një bashkëpunim me reperin 2Ton, e cila në vetëm pak ditë është pritur shumë mirë.
Ndonëse ende nuk e ka përgatitur klipin e këngës, Genta beson se do të jetë një hit vere. Në një intervistë për gazetën “Paloma”, Genta ka treguar se për momentin po çlodhet në Amerikë, ku ka kaluar edhe festën e 8 Marsit me të ëmën. Për kauzën e festës apo protestës, këngëtarja kosovare mendon se kjo kohë ka kaluar: “Ka kaluar koha e protestave rreth kësaj çështjeje. Ka edhe shumë pak punë dhe jemi aty ku duhet”. Për momentin, Genta ndodhet në Amerikë dhe nga vera do të fillojë me koncertet.