Shumë urime për Geena Davis, që në moshën 60 vjeçare mbetet një nga aktoret më të dashura të Hollywood. Në 1989 Akademia vlerëson talentin e saj me çmim Oscar si aktorja më e mirë protagoniste në “Turiste rastësisht” dhe dy vite më pas bëhet ikonë falë rolit të Telmës në “Thelma dhe Louise”, përkrah Susan Sarandon. Një bukuri e përkryer, e shoqëruar nga një mendje e shkëlqyer.

Davis u shfaq në ekranin e madh në 1982, kur Sydney Pollack e dëshiron për filmin “Tootsie” përkrah Dustin Hoffman. E gjatë, me talent dhe me një bukuri magjepsëse Davis nuk e kishte të vështirë të njihej dhe të vlerësohej nga Hollywood.

Advertisement

Në 1986 mbërriti suksesi i filmit “La Mosca”, në setin e të cilit takon burrin e saj të dytë Jeff Goldblum, nga i cili divorcoet tre vjet më vonë. Në 1988 interpretoi në “Beetlejuice” me regjisor Tim Burton dhe në “Turiste rastësisht”, të Lawrence Kasdan, interpretim që i dha çmimin Oscar si aktorja më e mirë jo prtoganosite në 1989.

Por ishte Ridley Scott, në 1991, që i dhuroi rolin e karrierës: Thelma Dickinson në “Thelma & Louise”, përkrah Susan Sarandon. Filmi e bëri idhull të femrave në të gjithë botën dhe në të njëjtën kohë, mori kritika të ashpra edhe nga publiku mashkullor.

Nga ai moment u bë një aktiviste e të drejtave të grave, sepse në vitet në vijim deklaroi “janë shumë vajza që ende më falenderojnë për atë film”. Ishte pikërisht atëherë që vendosa të zbres në fushë për të ndihmuar gratë”.

Në moshën 60 vjeçare Davis u shfaq në ekranin e vogël, me “The Exorcist”. Suksesi i serisë televizive i dha për 2017 edhe dy role në kinema. Në muajt e ardhshëm do të dalin në fakt “Majorie Prime”, ku do të luajë përkrah Jon Hamm dhe Tim Robbins dhe në “Don’t Talk to Irene”, me protagoniste një vajzë që ia del të fitojë kundër pasigurisë së saj të lidhur me disa kilogramë më shumë.