Gaza – OKB do të hetojë për krime lufte

Kreu i grupit hetimor, Richard Goldstone është shprehur i zhgënjyer nga fakti që Izraeli i dha një përgjigje negative OKB-së. Goldstone ka bërë të ditur se grupi hetimor do të hyjë në Gaza nga Egjipti nëse Izraeli do të refuzojë t’i pajisë anëtarët me viza. Kombet e Bashkuara duan të hetojnë nëse Izraeli dhe Hamas kanë kryer krime gjatë konfliktit të janarit në Gaza. Izraeli akuzon OKB-në se po bën një hetim të njëanshëm kundër tij.

Advertisement