Aktorja që fitoi një çmim Oscar në kategorinë Best Supporting Actress për rolin në VICKY CRISTINA BARCELONA, ka rrëfyer se nuk mban mend asgjë nga ceremonia, pasi ka qenë në tension. “Ndihesha e frustruar aq shumë, sa nuk mbaj mend. Ishte kaq bukur kur shikoja dhe ndjeja se familja dhe njerëzit e dashur ishin kaq të lumtur për mua. Ndjeva se isha në kufirin e vdekjes nga tensioni. Këtë ndjesi po që e kujtoj mjaft mirë”. Gjithsesi Penelope Cruz e mban mend mjaft mirë se ka ngrënë nja 300 lloje kanapesh dhe ka qarë për një orë e gjysëm e ka qenë shumë konfuze për gjith ç’po ndodhte. Përveç karrierës së saj të shkëlqyer 35 vjeçarja vazhdon të ketë probleme me vetë-vlerësimin. “Nuk dua që të më pëlqejë shumë vetja në punë, pasi nëse kamera e kap atë ndjesi, do të ishte më e urryera për publikun. Kam qenë gjithnjë shumë kritike ndaj vetes. Është një nga ato gjërat që nuk mendoj se duhet të ndryshoj. Mendoj se çdokush ka vend për t’u rritur e përmirësuar. Është në natyrën time të shqetësohem për çdo gjë, kështu kam qenë gjithnjë. Tani kam filluar t’a kontrolloj dhe të jem më pozitive”,- ka thënë Penelope Cruz.